Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa njofton se do të vijë në Shqipëri për një koncert në 28 nëntor, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Artistja do të përmbyllë në Tiranë turneun e saj “Future Nostalgia”. “Mezi po pres t’ju shoh në Ditën e Flamurit. Shihemi atje”, thotë këngëtarja në një video të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.