Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë. Droni ka rënë para një veture ndërsa një dëshmitar tha se është marrë nga policia. Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se ishte përplasur në ballkonin e shtëpisë dhe më pas ka rënë në tokë. Në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë.