Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri. Ata mbërritën nga Turqia para dy ditëve dhe tashmë ka filluar montimi dhe instalimi I infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ministria e mbrojtjes thotë se ky zhvillim do të rritë aftësinë mbrojtëse së Shqipërisë por dhe do të shërbejë si dëshmi e angazhimit të vendit tonë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.