Marina franceze hapi zjarr ndaj disa dronëve që u diktuan mbi një bazë sekrete ushtarake që strehon nëndetëse bërthamore franceze, sipas agjencisë së lajmeve Agence France-Presse. Pesë dronë janë zbuluar të enjten në mbrëmje mbi bazën e nëndetëseve të Île Longue, në Bretanjë, një objekt strategjik ushtarak ky, ku ndodhen nëndetëse me raketa balistike.