Trafiku ajror në Aeroportin e Kopenhagenit u pezullua papritur mbrëmjen e së hënës e raportet në mediat e huaja tregojnë tani se disa dronë të paautorizuar ishin pikasur në hapësirën ajrore përreth tij. Sipas autoriteteve daneze, dy ose tre avionë pa pilotë të përmasave të konsiderueshme u vunë re duke filluar nga ora 20:26 sipas orës lokale.