U lirua nga policia kandidati për deputet i “Nismës Shqipëria Bëhet” i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me kokainë. Top Channel mëson se Ergys Isufi, u lirua nga ambientet e Policisë së Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, por në mungesë të një deklarate zyrtare për ndalimin e tij nuk dihet të jetë ngritur apo jo ndonjë akuzë për të.