Ekuipazhi i anijes “Unistream”, që prej 53 ditësh, me vendim gjykate ka qëndruar i bllokuar në det për shkak të hetimeve që po kryhen pas sekuestrimit të 59 kilogramëve kokainë. Katër rusë, një ukrainas, shtatë filipinas mbasi që më herët u përfaqësuan nga shoqëria që ka nën pronësi anijen “Unistream” por u refuzuan për kthimin e anijes, pasaportave personale dhe pasaportave te lundrimit, e ridorëzuan kërkesën personalisht ashtu siç kishte kërkuar gjyqtari i çështjes Erjon Çela.