Tabletat me ngjyrë kanë joshur qindra të rinj që i shohin si argëtim apo si eksperienca të re pa e ditur se tableta që tregtohet nën emrin ekstazi mund t’u marrin jetën. Më shumë se 1 mijë tableta ekstazi janë sekuestruar nga policia vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Referuar statistikave të policisë së shtëtit në vendin tonë vitin e kaluar janë sekuestruar në operacione të ndryshme rreth 3 kilogram ekstazi si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera çka tregon edhe masivizimin e shpërndarjes së drogave sintetike në vend.