Top Channel/ Droga në Zall Herr, arrest me burg për ushtarakët e ku u kultivua kanabis
07/08/2023 15:15

Pas gjetjes së 125 bimëve kanabis në territorin e repartit ushtarak në Zall Herr në Tiranë, Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shefin e sigurisë Gramoz Mullën dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçin dhe Gentian Zhurdën. Gjatë seancës gjyqësore, gazetarja Anila Hoxha raporton se të dyshuarit janë shprehur se kanë vënë në dijeni eprorët për terrenin e vështirë dhe se nuk kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë 20 vite që punojnë si ushtarakë.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA