Nën emrat e koduar Kristi, afrimi, hasani, Rei dhe Astriti , agjentët e maskuar kërkuan të blejnë kokainë e hashash nga 22 shpërndarës droge në Tiranë, të cilët mbasi folën për cilësinë e saj dëgjuan fjalën Policia. Detajet e fashikullit hetimor u lexuan në gjykatën penale gjatë masës së sigurisë ndaj shpërndarësve , që akuzohen se shisnin narkotikë në zona fikse të tiranës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, njëri nga shpërndarësit e drogës kërkoi mëshirë duke thënë se ishte kujdestari I nënës së verbër dhe vëllait të paralizuar. Përpara se gjykata të shprehej , prokurori ndryshoi qëndrim për të dyshuarin dhe nga arrest në burg sygjeroi masë më të butë.