Gjykata e Durrësit vendosi masën “Arrest në burg” për dy personat që u arrestuan në Portin e Durrësi me 7 pako kokainë në furgonin me targa angleze. Mbrojtja kërkoi arrest në shtëpi për ta ose garanci pasurore, por kjo nuk u mor parasysh nga trupa gjykuese. Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, seanca ndaj 38-vjeçarit Arjan Doci dhe 39-vjeçarit Mentor Çuni, kushërinj, djem tezesh, u zhvillua me dyer të mbyllura. Kompania “Bledi Trans” së cilës i përket furgoni ku u gjet kokaina është në pronësi të Fatbardh Çunit emigrant prej 11 vitesh në Angli.