Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, disa javë më parë, kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK. Këtë të martë, përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para gjykatës. Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.