I kthyer sërish përballë drejtësisë, Arjan Tase që mbante gradën e komisarit, ishte mes të preferuarve që ndonëse ishte lakuar edhe për vepra të tjera, ai u ngjit në karrierë lehtësisht. Baba i dy fëmijëve dhe i vënë në akuzë për vrasje nga pakujdesia, Tase pati probleme me prokurorinë lokale gjatë kohës kur mbante detyrën e shefit të Himarës, atëherë kur policinë e shtetit e drejtonte Ardi Veliu.