Qindra efektivë kanë blinduar këtë të shtunë varrezat e Tufinës, aty ku u zhvillua ceremonia mortore e nënës së Dritan Dajtit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dhe operatori Besfort Kryeziu sjellin pamjet nga ceremonia, ku Dajtit iu dha leja të merrte pjesë. Sikurse duket nga pamjet, Dajti është nën ruajtjen e qindra forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Leja që zgjati fare pak, u miratua pas kërkesës së Dajtit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Gatishmëria e forcave speciale dhe forcave operacionale të burgjeve zgjati deri ne momentin kur i burgosuri u eskortua sërish në qeli.