Gushti është afati i fundit i Lulzim Bashës para vendimmarrjeve të rëndësishme politike. Së pari, zgjedhja e kupolës së re drejtuese para nisjes së sezonit të ri parlamentar ku demokratët do rikthehen pas më shumë se dy vite bojkot. Këshill i ri Kombëtar pritet të mblidhet në fund të muajit për të vendosur për pasuesin e Bujar Nishanit, në një garë ku do të ketë dy kandidatura të propozuara nga Lulzim Basha.