10 persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 10 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.