Top Channel/ Drejtor me “mik” në Arsim! Kumbaro pyetet nga opozita për emërimet pa garë
13/11/2025 19:50

Emërimi pa garë i besnikes së Mirela Kumbaros, në krye të Agjencisë së Arsimit Parauniversitar shkaktoi debate në komisionin e ekonomisë. Ministrja e re e arsimit kishte shkuar për buxhetin por deputetët e opozitës i kërkuan llogari për investigimin e Top Channel për caktimin e krahut të saj të djathtë Arta Dollanit në krye të politikave shkollore, pas një rrugëtimi të gjatë së bashku nga Ministria e Kulturës në Ministrinë e Mjedisit e tashmë në Ministrinë e Arsimit. “Pse keni emëruar dikë që nuk ka lidhje me arsimin?”, e pyeti deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri. “Rasti në fjalë është si të gjitha rastet kur hapen vakancat në postet menaxheriale. Çdokush ka të drejtë të kandidojë nëse përmbush kriteret e parashikuara për këtë. Janë respektuar të gjitha kriteret dhe etapat te parashikuara nga ligji për rekrutimin për një person që ka të gjithë të drejtën e botës të aplikojë”, tha ministrja Mirela Kumbaro. Një tjetër çështje që u trajtua është konflikti i interesit i zv.ministres Orjana Osmanit si autore tekstesh shkollore në një kohë kur mban rol me ndikim në këtë fushë. “Jam krenare për zv.minsitren që e njeh shumë mirë arsimin. Ajo ka dhënë dorëheqjen nga autorësia kur është bërë zv.ministre”, u shpreh Kumbaro. E vërteta është ndryshe nga dokumentat që disponon Top Channel, ku duket qartë se si Osmani në pozitën e zv.ministres më 3 mars ka firmosur për emrin e saj si autore në katalogun shkollor që lejon shitjen e librit të letërsisë në institucionet arsimore. Efekt Por një lajm të mirë ministrja e dha për shtimin e buxhetit në arsim me gati 3 miliardë më shumë se në 2025 për investime në infrastrukturë, rishikime kurrikulash si dhe konsolidim pagash, ku mësuesit planifikohet të marrin një rritje prej 3000 lekë në muaj.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23