Shoferi i autobusit të linjës së Laprakës është arrestuar në flagrancë pasi u kap nga policia në gjendje të dehur. Gjatë kryerjes së testit me aparatin alkool-testues, 57 vjeçari G. T., banues në Tiranë, rezultoi se drejtonte autobusin në gjendje të dehur. Sipas policisë, kontrollet janë shtuar në automjetet e transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.