Garda e Republikës do të marrë në ruajtje dhe në mbrojtje jo vetëm kreun e SPAK, kreun e gjykatës antikorrupsion, por edhe cdo gjyqtar dhe prokuror të posacëm që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në këtë përfundim ka dalë grupi që po shqyrton masat e sigurisë, mbas u zbulua plani për të vrarë prokuroren e posaçme Doloreza Musabelliu dhe prokuroren Merita Selimi.