Burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të protestuar në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Mursala në një plan të inskenuar. Disa të veshur me bluza me foton e saj e disa me pankarta në duar, ata nuk zgjodhën të heshtnin përpara kësaj ngjarje tronditëse.