Diaspora shqiptare në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qëndrore po dhe shtetas të huaj po zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë dhe shijuar verën e nxehtë buzë Adriatikut dhe Jonit. Kapiteni i portit detar të Durrësit Tauland Allkja thotë se që nga 20 korriku tragetet do të shtojnë udhëtimet ditore mes brigjeve të Adriatikut për të përballuar kërkesat e shumta.