Historia e dhimbshme e një familjeje shqiptare është vënë në skenën e teatrit të Lushnjës nga trupa e aktoreve te qytetit. Drama e Ruzhdi Pulahës vënë në skenë nga regjisori Shahin Petritaj ngjalli emocione në sallën e qendrës Vaçe Zela, ku u shfaq. Subjekti trajton një histori që shumë familje e përjetuan gjatë tranzicionit atë të trafikimit të qenieve njerëzore, brengën e një babai për vajzën e tij të mashtruar dhe të nxjerrë rrugëve në Itali. Kjo drame u shfaq për dy natë me radhë në Lushnjë dhe biletat kishin një çmim simbolik. Tema e saj vjen në kuadër të javës së luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.