Spak dhe gjykata e posacme kanë urdhëruar ndalimin e publikimin të dosjes “Toyota e re” , por hetimi i saj nuk ka perfunduar me 4 masat e konfirmuara të sigurise. Spak kërkon të dijë cfarë ndikimi dhe marredhënie kane patur grupet kriminale vecanërisht tek funksionarët e drejtësisë realizuar përmes ndërmjetësve që deri më tani dyshohet se së paku ndikuan në tetë raste për të blerë drejtësi. Për të siguruar prova bindëse në këtë drejtim, prokurora e posaçme ka kërkuar identifikimin e disa kodeve me te cilat jane kryer komunikimet duke i nisur letërporosi Belgëve dhe francezëve, për të zgjidhur pikëpyetjen e madhe se cilët janë njerezit e drejtesise të lidhur me krimin apo dhe në sherbim te tyre.