Top Channel/ Dosja “Sky ECC”, detaje të reja për Aleksandër Sadikajn! Denis Grabocka luante rolin…
25/12/2024 22:44

Zbulohen detaje të reja nga dosja “Sky Ecc” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja. Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022. Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat”. Sadikaj, sipas dosjes, rezulton person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi. Policia greke e ka hetuar 27-vjeçarin në këtë dosje prej marsit 2020, ku rezulton drejtues i organizatës kriminale, me rol në trafikimin e marijuanës nga Spanja e Shqipëria për në Greqi. Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjeçari nga Kroça, Denis Grabocka. Më 5 maj 2020, në orën 20:30, afër Romës, autoritetet italiane arrestuan një shtetas grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare. Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra legjitime nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh. Shoferi kishte qenë në kontakt me personazhin e identifikuar si “milan milan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockës, kreut të grupit. “Milan milan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe gjente mall që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockës, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar. I njëjti person, “ultra rhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58