Pa u mbushur ende një muaj nga ekstradimi I tij nga Dubai, çështja e Durim Bamit kaloi për gjykim. Përveç Bamit gjykata e posatshme ka kaluar për gjykim edhe 6 të tjerë të cilët Prokuroria e Posaçme i akuzon për sigurim kushtesh për tentativa vrasjeje e kultivim droge. Ndërsa për 20 të tjerë pjesë e kësaj dosje të cilët janë ende në kërkim hetimet vijojnë.