Top Channel/ Dorëzohet Vuçiç, nuk përballon protestat: Qeveria rrëzon planet e minierës së litiumit!
21/01/2022 18:08

Qeveria serbe ka vendosur të heqë dorë nga planet e saj për ndërtimin e një miniere masive litiumi dhe do të tërheqë licensën e dhënë kompanisë Rio Tinto. “Leja anullohet, Rio Tinto nuk ka më punë në Serbi”, deklaroi kryeministrja Ana Bernabic. Ekzekutivi në Beograd u përball me një presion të madh nga qytetarët të cilët dolën për javë të tëra në rrugë duke protestuar ndaj projektit me vlerë 2 miliardë dollarë. Shqetësimi kryesor i tyre ishte ndikimi mjedisor i minierës së litiumit. Gjigandi anglo-australian ishte duke zhvilluar këtë minierë në Serbinë perëndimore në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Miniera e litiumit, e cila parashikohej të ishte një nga më të mëdhatë në botë, u pa si një mënyrë për të kapitalizuar kërkesën globale në rritje për elementin që përdoret gjerësisht në bateritë që shfrytëzohen për pajisje elektronike dhe automjete elektrike. Por grupe ambjentaliste argumetonin se miniera do të ishte shkatërruese për tokën bujqësore dhe furnizimet me ujë. Vendimi për anulimin e projektit vjen përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në Serbi në 3 prill, ndërsa presidenti Aleksander Vuçiç u kritikua se e vuri zhvillimin e këtij projekti përpara shqetësimeve mjedisore në një vend që vuan nga ndotja e lartë e ajrit, menaxhimi i dobët i mbeturinave dhe problemeve të tjera mjedisore që janë grumbulluar pas dekadash të tëra neglizhence.

Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05