Hovi i infektimeve ne Gjermani nuk ka të ndalur; Instituti Robert Koch njoftoi se janë regjistruar 48.640 raste të reja ndërsa një ditë më parë u shënua shifra rekord e 50.196 të prekurve nga koronavirusi. Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër të paprecedent prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë.