Të martën ka dhënë dorëheqjen e tij, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai la postin e ministrit për arsye familjare. “Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, njoftoi Mehaj. Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti emëroi në vendin e tij, kolonelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedoncin.