Ka nisur vala e dorëheqjeve në Bashkinë e Vlorës një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Rama që shkriu këtë institucion. Top Channel mëson se fill pas largimit të kreut të qeverisë nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Ermal Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.