13 anëtarë të Kryesisë së degës në Korçë dhe Sekretar, kanë dhënë dorëheqjen në grup me motivin se kreu i PD Lulzim Basha po e kthen PD në një parti klienteliste për interesa të tij. Në letrat e dorëheqjes ata shkruajnë se: PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej Bashës , për të luftuar keq qeverisjen e Edi Ramës. Ata thonë se në këto kushte e kanë të pamundur ushtrimin e detyrës së tyre.