Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb dhanë dorëheqjjen vetëm tre muaj nga fillimi i punës. Zhvillimi vjen pikërisht në kohën kur komuniteti ndërkombëtar i ka në qendër të vëmendjes zhvillimet në veriun e Kosovës, dhe kërkon zgjidhje për atmosferën e rënduar atje me shpresën të shmanget cdo ripërtëritje e mundshme e tensioneve. Presidentja Vjosa Osmani e cilesoi aktin e policëve të rinj si rezultat të kërcënimeve nga Beogradi.