Herët a vonë, këshilltarët në orbitën e presidentit Donald Trump mësojnë të njëjtën rregull të pashkruar: Askush nuk mund të shkëlqejë më shumë se shefi, thotë BBC. Gjigandi mediatic anglez shkruan se shembulli më i fundit i këtij rregulli u bë sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, të cilën, presidenti amerikan njoftoi se po e largonte nga roli i fytyrës së administratës lidhur me ashpërsimin e kontrollit ndaj emigracionit tëe paligjshëm. Noem do të zëvendësohet nga senatori i Oklahoma-s, Markëayne Mullin, në fund të muajit, pohoi Trump në një postim në Truth Social. Konfirmimin e tij në këtë post duhet ta bëjë senati amerikan. Trump sqaroi se Noem do të marrë një punë tjetër si e dërguar speciale për një iniciativë të re amerikane të sigurisë në hemisferën perëndimore, të quajtur “Mburoja e Amerikave”. “Faleminderit Kristi për shërbimin e saj në ‘Homeland’,” vazhdonte mesazhi i tij. Largimi i saj përmbyll kështu një mandate mjaft të diskutueshëm të Noem në krye të departamentit që ka detyrën të zbatojë agjendën e gjerë të emigracionit të presidentit. Kristi Noem ishte një nga yjet më të shndritshëm të administratës kur mori këtë rol vitin e kaluar, pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. BBC kujton sesi ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen vëmendjen për pjesëmarrjen në bastisjet kundër emigrantëve, duke u shfaqur deri edhe me jelek antiplumb në aksionet e agjentëve të zbatimit të ligjit, ndërsa ishte një prej mbështetëseve më të zëshme të fushatës së deportimeve të Trumpit.