Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy’ u shpreh se më 11 maj ata duhet të zgjedhin mes “BE-së dhe mustaqeve të Kujtim Gjuzit”. Teksa nuk i kurseu ‘sulmet’ ndaj opozitës, Rama tha se Kavaja është shembulli ku më i votuari nga primaret e PD u la jashtë në listën e kandidatëve për deputet.