Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.