Një qytetar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi rezultoi i dehur në timon dhe nën efektin e drogës. Shoferi R.M humbi kontrollin e drejtimit të mjetit, doli nga karrexhata dhe përfundoi në një banesë private. Gjatë arrestimit, ai sillej në mënyrë të çuditshme dhe shtoi dyshimet e policëve se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.