Top Channel/ Dokumenti, Trump zemëron Europën: Do përballet me “zhdukje civilizimi”
05/12/2025 23:20

Administratta e presidentit amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Evropa përballet me “zhdukje civilizimi” dhe ka vënë në dyshim nëse disa shtete mund të mbeten aleate të besueshme, thuhet në një dokument të ri që i kushton vëmendje kontinentit. Ky dokument quhet “Strategjia e Sigurisë Kombëtare”, ka 33 faqe përmban vizioninn e presidentit amerikan për botën dhe se si do ta përdorë fuqinë ushtarake dhe ekonomike të SHBA-së për të punuar drejt tij, raportoi BBC. Trumpi e ka përshkruar dokumentin si “hartë” për të siguruar se Amerika mbetet “më e mira dhe më e suksesshmja në historinë njerëzore”. Politikanët evropianë kanë reaguar menjëherë, me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, që ka thënë se shteti i tij nuk ka pasur nevojë për “këshilla të jashtme”. Strategjia e Sigurisë Kombëtare zakonisht lëshohet nga presidentët një herë në mandat. Mund të shërbejë edhe si një kornizë për politikat e ardhshme dhe buxhetet, si dhe të sinjalizojë botën se ku janë prioritetet e presidentit. Raporti i ri forcon pikëpamjet kritike të Trumpit për Europën, duke bërë thirrje për rivendosje të “identitetit perëndimor”, luftimin e ndikimit të huaj, ndërprerjen e migrimit masiv dhe përqendrimin në prioritetet e SHBA-së, siç është ndalimi i karteleve të drogës. Duke u fokusuar në Evropë, thekson se nëse trendet aktuale vazhdojnë kontinenti do të bëhej “i panjohshëm brenda 20 vjetësh ose më pak” dhe çështjet e tij ekonomike “fshihen nga e ardhmja reale e zhdukjes së civilizimit”. “Nuk është e qartë nëse disa shtete evropiane do të kenë ekonomi dhe ushtri mjaftueshëm të fuqishme për të mbetur aleatë të besueshëm”, thuhet në dokument. Duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës, dokumenti thotë se Evropës i mungon “vetëbesimi” në marrëdhënien e saj me Rusinë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58