Privatizimi i terreneve të klubit “Partizani” është një procedurë antiligjore që në gjenezë, ku ish- pronarëve u është kthyer një truall për të cilin janë dëmshpërblyer njëherë në vitin 1940, siç vërtetohet përmes dokumenteve. Në dosjen e zbërthyer me detaje nga Inside Story është treguar përmes dokumenteve të nxjerra nga arkiva e shtetit, se si janë shpronësuar pronarët për truallin që në vitin 1940.