Deputetja demokrate, Ina Zhupa mungesën e një përgjigjeje nga ana e kryetares së komisionit Flutura Açka, në lidhje me kërkesën e opozitës për mbledhjen e Komisionit të Medias e konsideroi ligjërim të një veprimi të rëndë dhe të papranueshëm. Pas kësaj deklarate, Flutura Açka i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka krijuar dritëhije me deklaratën e bërë disa ditë më parë. Zhupa disa ditë më parë kërkoi mbledhje të komisionit me qëllim diskutimin e dokumentarit të RAI 3 dhe komentet e kryeministrit Edi Rama dhe komunikimi me drejtuesit e kanalit televiziv.