Megjithëse fiskalizimi ka nisur fazën e dytë më 1 korrik për 34 mijë biznese të gjithë vendin dhe shumë subjekte po bëheshin gati për sistemin e ri të faturimit, përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri më 31 gusht 2021. Përmes një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore sqaron se tatimpaguesit mund të bëjnë tërheqjen e dokumentacionit pranë Drejtorive Rajonale ku subjektet janë të regjistruara deri më datë 15 gusht 2021.