Shumica e zjarreve që përfshinë ishullin e Sardenjës në Itali gjatë fundjavës ishin të qëllimshëm. Ky ka qenë konkluzioni I deritanishëm i autoriteteve të cilat janë vënë në lëvizje me qëllim identifikimin dhe kapjen e të gjithë zjarrvënësve. Si pasojë e flakëve në ishullin Italian u dogjën mijëra hektar me pyje ndërsa u evakuuan nga banesat të paktën 600 persona. Edhe pse autoritetet mundën t’i neutralizojnë vatrat e zjarreve, dëmet në zonë kanë qenë të shumta pasi u shkrumbuan dhe disa biznese por dhe ferma të ndryshme.