Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë do t’i jepte zgjidhje përfundimtare ngarkesës së trafikut që bllokon këtë aks. Aktualisht qeveria ka parashikuar zgjerimin e rrugës me një korsi shtesë, pra duke e bërë atë me tre korsi. Por të shumtë janë ata që ndajnë mendimin se rruga Elbasan-Qafë Thanë duhet të bëhet me 4 korsi, pra një autostradë që lehtëson jo vetëm trafikun turistik drejt juglindjes, por që lidh dy pika të rëndësishme doganore atë të qafë thanës dhe Kapshticës.