Top Channel/ Do vriste me hanxhar ushtarë gjermanë, arrestohet emigranti në Bavari!
13/09/2024 15:06

Nuk ka qetësi këto kohë për Gjermaninë. Autoritetet vendase të sigurisë janë në gadishmëri të lartë pas disa sulmeve me thikë, përfshirë atë të Solingenit me 3 viktima, përgjegjësinë e të cilit e mori përsiper Shteti Islamik. Së fundi, një shtetas sirian, i dyshuar për qëndrime radikale islamike, është arrestuar në Hof të Bavarisë nën dyshimin se kishte planifikuar të vriste me hanxharë ushtarë gjermanë atje. I dyshuari, 27 vjeç, kishte siguruar edhe dy hanxharë rreth 40 centimetra të gjatë. I riu thuhet se planifikonte të vriste sa më shumë ushtarë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hof, dhe do të godiste në kohën e pushimit të drekës. Sipas prokurorisë, përmes këtij akti, 27 vjecari synonte të tërhiqte vëmendje dhe të krijonte një ndjesi pasigurie mes qytetarëve, edhe kështu të tronditur nga një sërë episodesh të dhunshme në vend. Në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse me thikë, të cilat kishin për autorë azilkërkues, qeveria gjermane vendosi ashpërsimin e kontrolleve në kufi. Kontrollet në atë që është zonë e gjerë e lëvizjes së lirë – apo Schengen Zone – do të fillojnë më 16 shtator dhe fillimisht do të zgjasin gjashtë muaj. Të martën, autoritetet gjermane njoftuan edhe propozimet për ashpërsimin e rregullave të BE-së për azilin, përfshirë ndalimin e azilkërkuesve dhe ndalimin e tyre derisa autoritetet të vendosin nëse Gjermania është përgjegjëse për përpunimin e rasteve në fjalë.

Top Channel/ PD 3 orë protestë me molotovë, Berisha lëndohet me spray, çfarë s’u pa gjatë tensioneve
22/03 23:57
Top Channel/ Të lënduarit e protestës. Berisha e Lamallari i vizitojnë ne spital
22/03 23:55
Top Channel/ Momenti kur Berisha lëndohet në protestë
22/03 23:35
Top Channel/ Protestues të lënduar në protestë, Berisha nga spitali: Demonstruesin nga Berati e…
22/03 23:26
Top Channel/ Opozita hedh molotovë në çdo cep të Tiranës, nuk mungojnë…! Përplasje edhe me policinë
22/03 23:25
Top Channel/ Berisha flet pas gazit lot sjellës në sy: Unë po kaloja rrugën për të…
22/03 23:13
Top Channel/ Protesta e PD-së, Berisha mesazh policave: Mos mbroni në asnjë mënyrë Ramën…
22/03 23:12
Top Channel/ Protestë me molotovë e gaz. Sulmohen institucionet. Policia mbron PS-në
22/03 23:11
Top Channel/ Protesta e PD-së! Përplasje të ashpra në rrugët e Tiranës, molotovët shpërthejnë kudo
22/03 23:07
Top Channel/ Gaz lotsjellës drejt Berishës, momenti kur ndjehet keq, truprojat e mbajnë tek krahët
22/03 23:07
Top News – Aksident fatal në Vlorë, humbin jetën dy shoferët nga përplasja e automjeteve
22/03 22:47
Top News – Protesta ‘guerrile’ e opozitës. Pa fjalime, por me molotovë e fishekzjarre
22/03 22:29
Top Channel/ Deputetët demokratë i “turren” policisë, shtytje dhe përplasje fizike mes tyre
22/03 22:28
Top Channel/ Tensione në protestë, momenti kur demokrati Xhelal Mziu goditet me shkop gome
22/03 22:28
Top Channel/ Habit i në protestë, shfaqet me bluzën e grisur, mbi trup të kishte shkruar…
22/03 22:26
Top Channel/ Policia kordon përpara Kryeministrisë, Garda vëzhgon nga tarraca e godinës
22/03 22:26
Top Channel/ Kryeministria “tabelë qitjeje” për protestuesit, breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh
22/03 22:25
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë më institucionet shtetërore, nuk kursejnë as selinë e PS
22/03 22:24
Top Channel/ Berisha flet pas protestës: I dhamë goditje diktaturës, protesta e radhës…
22/03 22:12
Top Channel/ Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
22/03 22:11
DIGITALB DIGITALB