Top Channel/ “Do v*** Trump”. Arrestohet 28-vjeçari që do sulmonte me bomba ambasasën USA në Izrael
25/05/2025 22:40

Një person me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe gjermane u arrestua me akuzën se do të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv të Izraelit, sipas departamentit të drejtësisë. Zyrtarët thanë se arrestuan Joseph Neumayer, 28 vjeç, në aeroportin John Kennedy në Nju Jork. Ai u deportua nga autoritetet izraelite pasi iu gjetën pajisje shpërthyese në një çantë shpine pranë ambasadës. I pandehuri akuzohet për planifikimin e një sulmi në ambasadën tonë në Izrael, duke kërcënuar me vdekje amerikanët dhe jetën e Presidentit Trump”, tha Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi. Arrestimi vjen vetëm pak ditë pasi një person i armatosur vrau dy diplomatë, anëtarë të stafit të ambasadës izraelite jashtë një muzeu hebraik në Uashington DC. Zyrtarët federalë thonë se zoti Neumayer mbërriti në Izrael në prill dhe më 19 maj u drejtua për në Ambasadën e SHBA-së në Tel Aviv me një çantë shpine me ngjyrë të errët. Pasi është konfliktuar me një roje të ambasadës 28-vjecari ka lënë cantën brenda së cilës u gjetën tre kokteje Molotovi. Nga hetimet rezultoi se ai kishte edhe postime në rrjeteët sociale ku zotohej se do të "digjte ambasadën në Tel Aviv". Zyrtarët thonë se Neumeyer kërcënonte o ashtu përmes postimeve të tij se do të vriste Presidentin Trump. 28-vjecari përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg në rast se gjendet fajtor për akzuar dhe dënohet.

Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43