Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të partisë ka dalë në një deklaratë për media. Basha akuzon qeverinë për menaxhimin e sistemit energjetik ndërsa planin e qeverisë Rama me tre pika, e cilësoi “pseudo-paketë”. Lideri demokrat i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe thotë se pasi faktet janë bërë publike brenda kësaj jave do të dorëzohet edhe kallëzimi në SPAK.