Që nga muaji shkurt qytetarët e Kosovës i paguajnë faturat e energjisë elektrike për rreth 30% më shtrenjtë. Megjithatë, këto fatura pritet të shtrenjtohen më shumë gjatë muajve të dimrit. Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë thonë që aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm, porse nuk përjashtohet rritja e sërishme e tarifave të energjisë elektrike.