Shqipëria është gati të presë 1000 shtetas afganë. Krahas përgatitjeve për akomodimi e tyre në “Qytetin Studenti” këtu në Komandën e Forcave Ajrore pranë aeroportit të Rinasit, janë ngritur katër çadra të cilat do të shërbejnë për kontrollin mjekësor të 300 të ardhurve të parë po ashtu për fotografimin e tyre nga drejtoria e kufirit dhe emigracionit.