Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënonte një 23-vjeçare se do t’i publikonte fotot e saj në rrjetet sociale. Sipas uniformave blu, i riu nga Burreli, shtetasi me iniciale B.K., i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së 23-vjeçares në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kërcënonte për t’i dhënë para.