Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të Festivalit të Politikës Atreju 2023, me ftesë të Kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event dhe shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë. “Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, u shpreh Musk. “Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, ftoi Kryeministri Rama.