Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po marrin një kthesë të re, teksa banorët duket se po lexojnë gjithnjë e më me kujdes strategjitë e njëri-tjetrit. Në fokus këtë herë ka qenë raporti mes Mirit, Selinës dhe Rogertit, një trekëndësh që pritet të prodhojë zhvillime interesante në vijim të lojës. Gjatë një rrëfimi në Dhomën e Rrëfimit, Miri ka ndarë hapur mendimet e tij për mënyrën se si Selina mund të pozicionohet në raport me të dhe Rogertin. Ai u shpreh i bindur se banorja nuk mund t’i shmangë, duke theksuar se loja e saj është e lidhur drejtpërdrejt me ta. Më tej, Miri analizoi dy skenarë të mundshëm që, sipas tij, Selin mund të ndjekë në vijim. Sipas tij, opsioni i parë lidhet me krijimin e një konflikti të qëllimshëm mes tij dhe Rogertit, duke tentuar të trazojë raportin mes tyre dhe të përfitojë nga situata. Nga ana tjetër, ai nuk përjashtoi as mundësinë e një afrimi strategjik, përmes një “shtrirjeje dore” miqësore, që mund të çojë në një aleancë të përkohshme mes tij dhe Selinës.