Për të dytën ditë radhazi, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka lënë qelinë dhe pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it. I rrethuar me forca të shumta policisë, Beqaj sërish ka mbuluar prangat me xhup, një veprim që e bëri edhe në paraqitjen e parë.